Vdekja tragjike e Jonadas/ Mbahet sot protesta: Nuk e vrau varka, por shteti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë pasdite do të mbahet një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro. Protesta që pritet të fillojë në orën 19:00, nën mototn “Nuk e vrau varka, por shteti”, vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Vetë Çuçi, edhe pse mban një prej posteve më të rëndësishëm në qeveri, atë të ministrit të brendshëm, nuk ka bërë asnjë reagim për tragjedinë e ndodhur. Protestën e kanë përkrahur dhe dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe Partia e Lirisë.

Jonada kishte ardhur me pushime në vendlindjen e prindërve të saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetonin në Angli. Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.

Share This Article