Vdekjet në Amerikën Latine tejkalojnë shifrën prej 150 mijë personave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Amerikën Latine numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin tashmë ka tejkaluar shifrën prej 150,000 derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shpërthimi i pandemisë pritet të arrijë kulmin në këtë rajon në muajin e ardhshëm.

Vendi më keq i goditur deri tani është Brazili, ku afro 2 milionë njerëz janë të infektuar dhe më shumë se 75,000 njerëz kanë vdekur – që është vendi i dytë për nga numri i vdekjeve në botë, pas SHBA-së.

Në ndërkohë, Peru – ku janë konfirmuar gati 340,000 raste – ka emëruar një Ministër të ri të Shëndetësisë për të trajtuar krizën e pandemisë, në rritje.

Meksika dhe Kili gjithashtu po përpiqen të kontrollojnë pandeminë.

Share This Article