Vdes 39-vjeçarja nga Kosova në spitalin e Traumës, dyshohet për arrest kardiak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një 39-vjeçareje nga Kosova tek spitali i Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për “Vlerësim”, pasi më datë 21.08.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A. I., 39 vjeçe, banuese në Kosovë.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e ndërrimit të jetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article