Ka vdekur një futbollist i ri i klubit të madh spanjoll, Atletico Madrid.
Klubi spanjoll ka njoftuar të shtunën për vdekjen e 14-vjeçarit, Christian Minchola.
“Ne bashkohemi në pikëllimin e familjes së tij, shokëve të skuadrës dhe miqve. Le të prehet në paqe”, shkruan në njoftimin e Atletico Madridit.
Minchola është vlerësuar prej lojtarëve më të talentuar në Akademinë e Atleticos. Ai ka shënuar mbi 50 gola për ekipet e reja.
Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, ka shprehur ngushëllime për familjen e lojtarit të ri.
“Jemi të shokuar nga lajmi tragjik për vdekjen e lojtarit tonë dhe shprehim ngushëllime të thella. Atletico Madridi do të jetë pranë familjes dhe shokëve të Christianit në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Cerezo.
Minchola i ishte bashkuar Atleticos në vitin 2013. Ai ishte në edicionin e gjashtë në klub.