Vdes ish-Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell

albnews
By
1 Min Read

Ish-Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka vdekur sot si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, shkruan ABCNews.

Powell ishte 84 vjeçar.

“Ai ishte plotësisht i vaksinuar. Duam ta falenderojmë stafin mjekësor për trajtimin e tyre. Kemi humbur një burrë, prind, dhe amerikan të madh”, thuhet në një deklaratë të familjes.

Ai ishte Sekretar i shtetit gjatë presidencës së George W. Bush nga viti 2001 deri në vitin 2005.

Share This Article