Vdes këngëtari Joe Diffie, pas infektimit me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari i muzikës “country” Joe Diffie ka vdekur në moshën 61 vjeçare.

Këngëtari ishte i infektuar me koronavirus dhe ka vdekur pas komplikimit të gjendjes, shkruan Variety.

Të premten, Diffie u bë personi i parë publik i muzikës “country” që e bëri publike që ishte i prekur me Covid-19.

“Jam nën kujdesin e profesionistëve shëndetësorë duke marrë terapi. Unë dhe familja ime jemi duke kërkuar privatësi në këtë kohë. Iu kërkojmë të gjithë publikut dhe fansave të mijë të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm gjatë kësaj pandemie”, kishte thënë ai.

Disa nga këngët e Diffies ishin “Third Rock from the sun”, “Pickup Man” dhe “Bigger than the Beatles”.

Share This Article