Vdes kompozitori që fitoi Oskarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fituesi i Çmimit Oskar, Ennio Morricone ka ndërruar jetë gjatë natës në një klinikë në kryeqytetin Romë për shkak të pasojave pas një rënie aksidentale.

Muzikanti dhe kompozitori i shkëlqyeshëm 91 vjeçar, ishte autor i tingujve më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore, në filma të tillë si “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso” apo dhe “Malena”.

“Ceremonia funebër e Ennio Morricone do të mbahet në formë private”- njoftoi avokati i familjes.

Sipas tij, Morricone deri në frymën e fundit ka qenë i kthjellët dhe i përgjegjshëm.

“Ai ka përshëndetur gruan e tij Maria, e cila e ka shoqëruar atë me përkushtim në çdo moment të jetës së tij njerëzore dhe profesionale dhe ka qenë afër tij deri në frymën e fundit, ka falënderuar fëmijët dhe nipërit e tij për dashurinë dhe kujdesin që i kanë dhënë si dhe ka falënderuar audiencën e tij, e cila e ka përkrahur dhe e ka dashur duke e frymëzuar në krijimtarinë e tij”, shkruhet në deklaratën e avokatit.

Share This Article