Vdes në Çair shtetasi i Shqipërisë, bie nga ndërtesa ku po punonte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shtetas i Shqipërisë ka ndërruar jetë në Çair të Shkupit, derisa po punonte në një ndërtesë.

Nga MPB bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme.

“Më datë 26.05.2023 në orën 22:45, është raportuar se në zonën e Çairit, në një pallat në ndërtim, gjatë kryerjes së detyrave të punës, N.P. (41) nga R. Shqipërisë ka rënë nga lartësia dhe ka vdekur.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Është njoftuar Prokurori Publik dhe Inspektori i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB.

Share This Article