Vdes në gjykatë ish-presidenti i Egjiptit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat shtetërore të Egjiptit kanë raportuar se ish-presidenti i këtij shteti, Mohamed Morsi, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë.

Sipas tyre, ai fillimisht është alivanosur, ndërsa më vonë ka vdekur.

Morsi ishte zgjedhur president i Egjiptit në mënyrë demokratike pas “Pranverës Arabe” në vitin 2011. Në atë kohë ishte rrëzuar ish-presidenti Hosni Mubarak, i cili kishte qëndruar për 30 vjet me radhë në pushtet.

Morsi u largua me forcë nga pushteti pas protestave masive dhe puçit ushtarak të korrikut të vitit 2013.

Ai shërbeu si presidenti i Egjiptit vetëm për një vit, ndërsa organizata “Vëllazëria Myslimane”, pjesë e së cilës ishte, u shpall organizatë ilegale nga pushteti i presidentit aktual, Abdel Fattah el-Sisi, shkruan “Al Jazeera”.

Share This Article