Vdes në mënyrë misterioze djali që fitoi 390 mijë euro në lotari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britani ku 23-vjeçari që fitoi Lotarinë Kombëtare, ka humbur jetën.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Callum Fitzpatrick,  i cili fitoi Lotarinë në moshën 16 vjeçe, ka humbur jetën në mënyrë të mistershme.

Ai ishte fitues i 390 mijë eurove, dhe në atë kohë ai punonte në marketin e prindërve të tij në Belfast, ndërsa ishte tifoz i çmendur i Manchester United.

Deri më tani nuk dihen arsyet e vdekjes së tij, ndërkohë zëdhënësi i ekipit, Ballymartin GAC tha se klubi ishte i tronditur nga ky lajm.

Callum sapo ishte diplomuar për inxhinieri në Universitetin e Ulsterit.

Share This Article