Vdes në moshën 101-vjeçare i mbijetuari i Holokaustit, Eddie Jaku

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eddie Jaku, i mbijetuari i Holokaustit që e përshkroi veten si “njeriu më i lumtur në botë”, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, raporton BBC.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte burgosur në katër kampe përqendrimi, iku nga një tren, dhe nga marshimi i vdekjes dhe mbijetoi në pyll.

Jaku e ka dedikuar pjesën tjetër të jetës së tij duke avokuar për paqe e mirësi.

“Unë nuk e urrej askënd. Urrejtja është sëmundje që mund të shkatërrojë armikun tënd, por të shkatërron edhe ty”, kishte thënë ai.

Vitin e kaluar, ai për të festuar ditëlindjen e 100-të, publikoi autobiografinë.

Me titullin “Njeriu më i lumtur në botë”, në të shfaqet storia e tij e jashtëzakonshme e mbijetesës, si dhe mesazhet e tij të tolerancës dhe faljes. Ai po ashtu është bërë një prej autorëve më të vjetër që ka publikuar libër.

“Kam jetuar për një shekull, dhe e di se si është të shohësh të keqen në fytyrë. Kam parë më të keqen nga qenia njerëzore, tmerrin e kampeve të vdekjes, tentimet e nazistëve për të më marrë jetën mua dhe jetët e gjithë njerëzve. Por tash e konsideroj veten njeriun më të lumtur në botë”, ka shkruar ai.

Jaku vdiq në shtëpinë e kujdesit në Sydney. Ai kishte jetuar në Australi që nga viti 1950. Ka lënë pas bashkëshorten e tij Flore, me të cilën ka qenë i martuar për 75 vjet, dy djemtë e tij Michael dhe Andre, dhe katër nipër e pesë stërnipër.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison e ka përshkruar Jakun si një inspirim që ka vendosur të bëjë veten e tij dëshmi se si shpresa dhe dashuria ngadhënjen mbi urrejtjen e dëshpërimin.

Share This Article