Vdes në moshën 92-vjeçare mjeshtri i madh i kinematografisë italiane Paolo Taviani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Regjisori italian Paolo Taviani, filmi biografik i të cilit “Padre Padrone” fitoi çmimin Palma e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në 1977, vdiq në moshën 92-vjeçare, sipas “Le Monde”.

Për më shumë se tre dekada Taviani dhe vëllai i tij Vittorio formuan një nga dyshet më të mëdha regjisoriale të kinemasë.

Paolo Taviani, një mjeshter i madh i kinematografisë italiane la pas filma të paharrueshëm që hynë në imagjinatën kolektive dhe historinë e kinemasë.

Ish-presidenti i Festivalit të Filmit të Kanës, Gilles Jacob tha se Paolo Taviani ishte “gjysma e një dyshe magjepsëse”.

Padre Padrone” dhe drama fantastike e vitit 1982, “The Night of the Shooting Stars” ishin mrekulli të forcës dhe delikatesës”, tha ai.

Një tjetër film i vlerësuar nga kritikët është “Caesar Must Die” i vitit 2012, për të cilin ata fituan çmimin “Ariu i Artë”në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

“Taviani vdiq në një klinikë në Romë pasi vuante nga një sëmundje”, sipas raportimeve të medieve.

Share This Article