Vdes një 23 vjeçar në burgun hetues të Shutkës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë një 23 vjeçar nga Gostivari që po vuante masën e paraburgimit në burgun hetues të Shutkës në Shkup.

Burime të Alsat bëjnë të ditur se në trupin e viktimës që ndërroi jetë pasditen e sotme është duke u kryer hetimi mjeko-ligjor. Jo zyrtarisht mësohet se viktima ka qenë shfrytëzues i lëndëve narkotike, ndërsa dyshimet e para janë se vdekjen e ka gjetur si pasojë e mbidozës.

I njëjti ka qenë nën masën e paraburgimit nga muaji dhjetor derisa dyshohej për veprën penale “përpunim dhe trafikim të lëndëve narkotike”. Shkaqet e vdekjes pritet të konfirmohen pas autopsisë.

Share This Article