Një shqiptar në Gjermani ka vdekur si pasojë e koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, që ka thënë se i vdekuri ishte nga fshati Gadish i Gjilanit.
“#Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, M.Sh., nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Tutje Haziri ka thënë se situata në përgjithësi në Gjilan është e qetë dhe s’ka arsye për panik.
“Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare. Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye për kurrfarë paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!”, ka shtuar Haziri.
Deri tash në Gjilan janë regjistruar 48 raste me infeksion me Covid-19. Në total në Kosovë janë regjistruar 860 raste infeksioni. 533 persona janë shëruar e 26 kanë vdekur.