Vdes një trajner nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read

Trajneri spanjoll i futbollit Francisco Garcia 21-vjeçar, ka ndërruar jetë nga koronavirusi, kanë bërë të ditur mediumet spanjolle të hënën, transmeton Koha.net.

I riu ka punuar për klubin e vogël Atletico Portada Alta me seli në Malaga, që nga viti 2016. Ai ka qenë trajner i juniorëve të këtij klubi.

Garcia është viktima e pestë në rajonin e Malagas, por dukshëm viktima më e re.

Trajneri spanjoll ishte diagnostifikuar me një formë të leukemisë pasi është dërguar në spital. Kjo gjendje i pamundësoi që të luftonte virusin.

Share This Article