Vdes oficeri i Policisë së Kongresit, i cili u plagos gjatë trazirave të së mërkurës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një oficer i Policisë së Kapitolit të SHBA ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjatë trazirave të së mërkurës. Lajmi është konfirmuar nga Policia, sipas së cilës oficeri Brian D. Sicknick vdiq rreth orës 21:30 të së enjtes.

Agjenti Brian Sicknick ishte duke iu përgjigjur përplasjeve të mërkurën e 6 janarit në Kapitol dhe u plagos, ndërsa po kundërshtonte fizikisht demonstruesit – thuhet në deklaratëne  Policisë.

Ai u shemb pasi u kthye në zyrën e tij të divizionit dhe u dërgua në një spital, ku më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda, tha policia.

Sicknick iu bashkua Policisë së Kapitolit në vitin 2008.

“I gjithë departamenti shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e oficerit Sicknick për humbjen e tyre dhe vajton humbjen e një miku dhe kolegu”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kapitolit.

Në protestat e së mërkurës në Kapitol humbën jetën edhe 4 persona të tjerë, ndërsa sipas burimeve për mediat amerikane raportohet që 60 oficerë policie pësuan lëndime.

Share This Article