Vdes personi i 29-të nga COVID-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pacientja nga Rahoveci, në gjendje të rëndë shkaku i koronavirusit tash e sa kohë, ka vdekur të marten, duke e çuar në 29 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga burime të KOHËS.

Viktima, si është bërë e ditur edhe më herët, sipas raporteve të rregullta ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kishte pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Ndërkohë Klinika Infektive ka njoftuar se bëhet fjalë për pacienten H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit.

“Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftim.

Nga 13 marsi, kur janë konfirmuar rastet e para me koronavirus, numri i të infektuarve në Kosovë ka mbërritur në 895. Prej tyre, 657 janë të shëruar, derisa numri i të vdekurve mbërriti në 29.

Share This Article