Vdes personi i tetë në SHBA nga përdorimi i cigareve elektrike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se një burrë në të dyzetat, i cili më parë nuk vuante nga ndonjë sëmundje e mushkërive, është bërë personi i tetë në këtë shtet që ka vdekur nga përdorimi i cigareve elektrike.

Burri nga Missouri, i cili është viktima e parë e përdorimit të cigareve elektrike në këtë shtet të ShBA-së, kishte filluar ta përdorë këtë lloj cigaresh në maj të këtij viti. Këtë informatë e dha Departamenti i Shëndetësisë.

“Ky është rast tragjik i një burri të ri, i cili nuk kishte sëmundje paraprake të mushkërive. Ai kishte nisur t’i përdorte cigaret elektrike për shkak të dhimbjeve kronike”, tha Dr.Michael Plisco, pulmolog në një spital në Saint Louis, ku vdiq pacienti.

Ekspertët shëndetësorë thanë se mushkëritë e tij nuk mundën ta furnizojnë trupin me oksigjen të mjaftueshëm. Sipas tyre, kjo gjë ndodh kur mushkëritë janë të pezmatuara për shkak të ndonjë infeksioni apo lëndimi.

Cigaret elektrike në tymin e tyre kanë grimca që përçojnë shije të ndryshme. Sipas disa hulumtimeve më të hershme laboratorike, këto grimca mund t’i dëmtojnë mushkëritë, rrugët e frymëmarrjes dhe kapilarët e gjakut, shkruan “Independent”.

Share This Article