Vdes piloti amerikan pas rrëzimit në Detin e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pilot i gjuajtësve të rëndë amerikanë F-15 ka vdekur sot pasi avioni i tij është rrëzuar në Detin e Veriut në veri të Anglisë, njoftonte komanda amerikane.

“Piloti i gjuajtësit F-15C të skuadrës së 48-të është lokalizuar dhe konfirmuar i vdekur”, thuhej në një deklaratë të grupit.

“Kjo është një humbje tragjike për komunitetin ushtarak dhe ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen e pilotit dhe skuadronin e gjuajtësve.”

“Avioni F-15C Eagle u përplas rreth orës lokale 09.40, teksa ishte një mision rutinë trajnimi me vetëm një pilot në bord”.

Avioni ishte ngritur nga baza ajrore e Lakenheath, në veri të Anglisë, ku SHBA mban forcën e saj evropiane të avionëve F-15.

Roja bregdetare britanike tha se kishte marrë njoftimin e një “avioni që binte në det, rreth 74 milje detare nga Flamborough Head.”

Ata lokalizuan mbetjet e avionit dhe ambasadori amerikan në Britani dërgoi ngushëllimet e tij.

Share This Article