Vdes politologu Ramush Tahiri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka vdekur politologu Ramush Tahiri, ka njoftuar zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj.

Tahiri kishte qenë këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga. Ka qenë nënkryetar i Qeverisë në ekzil. Po ashtu ka qenë edhe këshilltari Nexhat Dacit, kryeparlamentarit të parë të Kosovës.

Në një reagim të saj në Facebook, ish-presidentja Jahjaga e ka shprehur vlerësimin e saj për maturinë dhe besimin e palëkundur të Tahirit se problemet mund të zgjidheshin edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme.

Sot do të mbahet mbledhje komemorative për nder të tij.

Share This Article