Vdes presidenti i parë i Zambisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i parë i shtetit të Zambisë, Kenneth Kaunda, ka vdekur në moshën 97-vjeçare. Kaunda ishte presidenti i fundit i brezit të udhëheqësve afrikanë që luftuan kolonializmin. Ai vuante nga pneumonia dhe ishte shtruar në një spital ushtarak në kryeqytetin Lusaka.

Postin e presidentit e kishte marrë në vitin 1964, raporton BBC. Si kreu i Partisë së Bashkuar të Pavarësisë Kombëtare, me bindje politike të majta, Kaunda udhëhoqi vendin rreth një dekadë në sistemin njëpartiak. Dorëheqje kishte dhënë më 1991 pasi humbi zgjedhjet.

Qeveria e Zambisë ka shpallur tri javë zie kombëtare, derisa Fondacioni “Nelson Mandela” deklaroi se kontributi i Kaundës në luftën kundër kolonializmit dhe aparteidit nuk do të harrohet.

Share This Article