Ka vdekur shkrimtari me origjinë çeke Milan Kundera, autor i romanit “Lehtësia e padurueshme e qenies, njoftoi të mërkurën televizioni publik çek. Ai ishte 94 vjeçar.
Kundera mori vlerësime për stilin e tij që përshkruante tema dhe personazhe që lundronin midis realitetit të zakonshëm të jetës së përditshme dhe botës së lartë të ideve.
Ai lindi në qytetin çek të Brnos, por emigroi në Francë në 1975 pasi u përjashtua për kritikat e pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968, raporton Reuters.