Mjekët konstatuan se shqiptari kishte ndërruar jetë. Paraprakisht raportohet se po hetohet për vetëvrasje, por avokati i shqiptarit ka hedhur dyshime.
Refik Mata, 29 vjeç, një shqiptar i dënuar disa herë për vjedhje është gjetur i vdekur në qelinë ku po vuante dënimin në një burg të Nice në Francë. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 17 dhjetorit. Ishin të dënuar të tjerë ata që mbrëmjen e 17-dhjetorit vunë re se shqiptari nuk po ndihej.
Kur u afruan pranë qelisë së tij, kërkuan ndihmë pasi Mata nuk po lëvizte. Mjekët konstatuan se shqiptari kishte ndërruar jetë. Paraprakisht raportohet se po hetohet për vetëvrasje, por avokati i shqiptarit ka hedhur dyshime. Mediat franceze shkruajnë se avokati Julie Boano është shprehur se një ditë para se të gjendej i vdekur, shqiptari kishte pasur një përplasje me gjykatësin.
Madje ai ka shtuar se në një seancë e kishte gjetur klientin e tij me fytyrë të enjtur. Gardianët e burgut, shton ai, kanë rrëfyer se Mata ka pasur dhe përplasje me të burgosurit e tjerë dhe prej gjashtë muajsh nuk ndihej mirë.
“Për gjashtë muaj me radhë unë kam raportuar se klienti im ishte në një gjendje aspak të mirë. Në 7 tetor patëm një debat pak përpara dhënies nga gjykata të masës së dënimit. Kur klienti im erdhi në gjykatë e kishte fytyrën të ënjtur e me shenja. Prokurorët më siguruan se do të nisnin një hetim por nuk më sollën asnjë përgjigje,”- ka deklaruar avokati Me Julie Boano.