Vdes Silvio Berluskoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në një spital në Milano. 86-vjeçari nuk ia doli që të fitonte betejën me infeksionin në mushkëri dhe leuceminë.

Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele të Milanos, krah vëllait të tij, Paolo Berlusconi dhe  fëmijëve Marina, Eleonora, Barbara dhe Pier.

Shëndeti i manjatit të shquar mediatik që drejtoi tre qeveritë italiane ishte përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit. Ai u rikthye në spital të premten, ku pavarësisht trajtimit, analizat nuk treguan shenja përmirësimi, më pas situata u përkeqësua.

Berlusconi ishte një nga politikanët më të shquar të Italisë, duke bërë një rikthim politik në vitin 2017, pavarësisht nga një karrierë e njollosur nga skandalet seksuale, akuzat e panumërta për korrupsion dhe një dënim për mashtrim tatimor.

Share This Article