Vdes Sir Roger Scruton, filozofi më i njohur anglez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka vdekur Sir Roger Scruton, filozofi i njohur konservator anglez. Scruton, vuante nga kanceri prej kohësh, ka njoftuar familja e tij.

Roger Scruton kishte lindur më 1944 dhe ishte 75 vjeç. Scruton qe një filozof shumë aktiv që nga vitet ’70-të. Ai njihej sidomos për filozofinë e estetikës.

Roger Scruton, i cili mbante dhe titullin fisnik anglez “Sir”, të akorduar nga Mbretëresha Elizabetë, njihej si një konservator i madh dhe si përkrahës i politikave të djathta.

Madje një nga veprat e tij të përkthyera në shqip mban titullin, “Si të jesh i djathtë”. Ai pati thënë se ishte bërë konservator pas protestave studentore në Paris, në maj të 1968-ës, pasi që siç ishte shprehur ai, kishte ardhur në përfundim që ishte më mirë të konservoheshin se sa të shkatërroheshin vlerat e Perëndimit.

Një tjetër vepër e Scrutonit e sjellë në shqip nga Spartak Ngjela, është vepra madhore “Filozofia moderne: nga Aristoteli te filozofia analitike”, me ç’rast Scruton kishte ardhur në Tiranë për promovimin e këtij libri.

Share This Article