Një ngjarje tragjike ka ndodhur në territorin e fshatit Duçaj të Malësisë së Madhe.
36-vjeçari me iniciale M.M. ka qenë duke prerë dru dhe si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurët që kanë rënë nga mali.
Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur të ju rezistojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Në territorin e fshatit Duçaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M. M., 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali.
Për pasojë 36-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.