Vdes turisti anglez që ra nga hoteli në Dhërmi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë turisti anglez 21-vjeçar, i cili ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi. Policia njofton se turisti anglez Z. C. ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Vlorës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article