Vdes ushtari i UÇK-së, ishte pjesë e Brigadës së Agim Ramadanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtari UÇK-së, Nehat Shala nga Kishnareka e Drenasit, ka vdekur ditën e djeshme nga një atak kardiak.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili tha fjalë të mëdha për veteranin e UÇK

Vlen të theksohet se për varrim nuk janë bërë të ditura detajet, duke ditur se Qeveria ka marrë masa që ato të bëhen vetëm nga familja e ngushtë.

Njoftimi i plotë nga Lladrovci:

Lajm i trishtueshëm, sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala.

Nehat Shala, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke marrë pjesë në betejat e lavdishme të kësaj brigade.

Ai ishte i dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit.

Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve!

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Nehat Shalën!

Share This Article