Vdes veterani më i vjetër amerikan i Luftës së Dytë Botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lawrence N. Brooks, veterani më i vjetër i Luftës së Dytë Botërore në Shtetet e Bashkuara dhe, siç besohet, burri më i vjetër në këtë shtet, vdiq të mërkurën në moshën 112-vjeçare.

Për vdekjen e tij njoftoi Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore dhe të njëjtën gjë e konfirmoi vajza e saj, shkruan Associated Press.

Broks, i lindur më 12 shtator 1909, njihej për sensin e mirë të humorit, pozitivitetin dhe mirësjelljen. Kur pyetej për sekretin për jetë të gjatë, ai shpesh thoshte: “shërbimi ndaj Zotit dhe sjellja e mirë ndaj njerëzve”.

Vajza e tij tha se atij i pëlqente shumë klubi i futbollit “New Orleans Saints” dhe kurrë nuk i ikte asnjë ndeshje. Ai ishte i lidhur edhe me kishën dhe kurrë nuk mungonte në meshat e së dielës deri në fillimin e pandemisë.

Me prejardhje nga Louisiana, familja e Brooks-it u vendos në Mississippi Delta, kur ai ishte fëmijë. Brooks ishte njëri nga 15 fëmijët e familjet dhe jetonte shumë larg shkollës më të afërt, prandaj prindërit i mësuan çfarë mundën në shtëpi.

Share This Article