Në moshën 54-vjeçe ka vdekur ylli i Jackass, Stevie Lee.
Lee për herë të parë u shfaq në shou-n komik të Johnny Knoxville në vitin 2010 – Jackass, që në ring njihej si Puppet.
Vdekjen e tij e konfirmoi familja, derisa në GoFundMe bëri apel të mblidhen të holla për mbulimin e kostove të varrimit të tij, njofton BBC.
Jackass përmbante marifete e veprime mjaft të rrezikshme, që Lee bashkë me shokët ia bënin njëri-tjetrit.