Connect with us

Kosova

Vdes zëri i UÇK-së, Fetnete Ramosaj

Published

on

Ka ndërruar jetë aktivistja e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë, Fetnete Ramosaj, e cila ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, por edhe ka raportuar për Agjencinë e Lajmeve të Kosovës KosovaPress dhe radion Kosova e Lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Deçan, ku kanë shkruar se është pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtarja ynë zëri i UÇK-së, Fetnete Maxhun Ramosaj.

“Tërë jetën qëndroi e palëkundur në idenë shqiptare dhe e palodhshmë në veprim për lirinë e Atdheut. Do të kujtohesh ndër breza”, ka shkruar organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Deçan.

Fitnete Ramosaj, u lind më 1972, në Deçan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Deçan. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë,

Advertisement

Fakultetin dhe studimet pasuniversitare në Prishtinë. Ka magjistruar në shkencat e sigurisë.

Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për Agjencinë e Lajmeve të Kosovës “KosovaPress”, Radion “Kosova e Lirë”, Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), etj. Ka bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve “Zëri i Amerikës”, “Deutsche Welle”, “BBC” dhe me shtypin shqiptar të kohës në Kosovë, Shqipëri e diasporë.

Ka qenë bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës “Zgjimi”, Deçan (1991-1997); bashkëpunëtore dhe anëtare e redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”, Zvicër/Prishtinë (1995-2001); bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës së parë ushtarake në Kosovë “Ardhmëria” – Organ i Zonës së Tretë të Mbrojtjes (1999-2001); redaktore në gazetën javore “Fokus”, Prishtinë (2003-2007), etj.

Advertisement

Është autore e disa fejtoneve e dhjetëra shkrimeve publicistike, të botuar në shtypin legal e ilegal të kohës që nga viti 1991 e këndej; recensuese, lektore dhe redaktore e disa librave publicistikë, historikë e të çështjeve të sigurisë; pjesëmarrëse me kumtesa shkencore në disa simpoziume e konferenca shkencore ndërkombëtare, etj.

Është autore e librave:

DEÇANI (Monografi), në bashkautorësi me Faton Mehmetaj, botoi “Zgjimi”, Deçan, nëntor 1997, 528 f.

Advertisement

“Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve” / “Serbian crimes in Kosova – ËITHOUT APOLOGY – Facts Against Defamations” (Vëllimi i Parë, shqip/anglisht), botoi “Fokusi”, Prishtinë, 2005. Ribotuar në të njëjtin vit në 10 mijë kopje, 350 f.

“Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve”, (Vëllimi i Dytë), botoi “Anatema”, Prishtinë, 2008, 442 f.

“Serbian crimes in Kosova – Ëithout Apology – Facts Against Defamations”, (The Second Volume), botoi “Anatema”, Prishtinë, 2008, 446 f.

Advertisement

“Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, botoi ISGJS, Prishtinë, 2013,  183 f.

“Serbian extremist organizations in Kosova”, botoi ISGJS, Prishtinë, 2015.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë

Published

on

By

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.

Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.

Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.

Advertisement

NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.

Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

Advertisement

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.

Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).

Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova26 minutes ago

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë

Bota2 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Kulture2 hours ago

Shuhet ikona Brigitte Bardot, biondja seksi që revolucionarizoi kinemanë në vitet ’50

Albania2 hours ago

Vit sfidues

Albania2 hours ago

Elozhi i kujtesës

Kosova9 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK9 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania10 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota10 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania10 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova10 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania11 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania11 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova11 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova11 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania10 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania10 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania11 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

UK9 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota10 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova11 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova9 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova10 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania11 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova11 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Bota1 day ago

Rusia sulmon Ukrainën me afro 500 dronë dhe 40 raketa gjatë natës, 1/3 e Kievit pa ngrohje

Kosova16 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Kosova11 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Trending