Vdesin pesë puntorë të trasnportit të autobusëve në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë punëtorë të transportit të autobusëve në Londër kanë vdekur pas infektimit me koronavirus.

Sindikata e bashkuar e trafikut të autobusëve, tha se anëtarët e tyre kishin bërë “një punë heroike në vendet e tyre të punës” dhe e përshkroi humbjen si një “tragjedi”, raporton BBC.

Sekretari rajonal, Peter Kavanagh tha se sindikata do të ndihmojë familjet në çdo mënyrë të mundshme.

Transporti i Londrës (TfL) theksoi se janë jashtëzakonisht të trishtuar nga vdekja e pesë punëtorëve, ndërsa kryetari i Londrës Sadiq Khan tha se ai ishte “shkatërruar absolutisht”.

Njoftohet se, punëtirë që humbën jetën, tre ishin shoferë dhe dy ishin kontrollues, transmeton Albuk Tv.

Share This Article