Ndërron jetë Fazli Syla, studiues i folklorit dhe veprimtar i arsimit e kulturës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fazli Syla, studiues i folklorit, një prej dokumentuesve të rrallë të vargut popullor shqiptar, veprimtar shumëvjeçar i arsimit e i kulturës vdiq të martën. Ai ishte 85 vjeç. Syla u lind në Istog në vitin 1935. Kreu studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup më 1960, kurse studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit më 1973. Tezën e disertacionit të doktoratës e mbrojti në Universitetin e Prishtinës më 1979.

Punoi fillimisht në gazetari dhe në arsimin e mesëm, kurse më 1978 u zgjodh të ligjëronte për letërsi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Në vitet 1983-1991 ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, zëvendësdrejtor dhe pastaj drejtor i këtij institucioni gjatë viteve 1986-1991. Është marrë me studimin e poezisë popullore, kryesisht me këngët epike historike. Nga kjo fushë ka botuar disa vepra.

Ka marrë pjesë në hartimin e projekteve afatgjate për zhvillimin e arsimit, shkencës dhe të kulturës, veçmas gjatë periudhës së autonomisë së Kosovës kur ishte sekretar krahinor për kulturë.

Share This Article