Vdiq në lule të rinisë, flasin familjarët e shqiptarit që u vra në Londër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lumturi Zeqja u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij që u përfshi në sherr në një lokal, kështu shkruajnë mediet britanike dy ditë pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit me origjinë shqiptare.

Familjarët shprehen të tronditur nga humbja e papritur e të riut. Kushërira e tij, Violeta Uka ka thënë se Lumi ishte njeri i guximshëm dhe se nuk nguroi asnjë sekond të sakrifikojë veten për të shpëtuar shokun e tij.

“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij,” ka deklaruar kushërira e tij Violeta Uka.

I riu vdiq në vendin e ngjarjes, pranë një lokali në Leytonstone ndërsa një mik i tij rreth të 20-tave mbeti i plagosur. Lumturi Zeqja jetonte në Londër për 13 vjet dhe kushërira e tij e cilëson atë si një njeri punëtor.

“Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen,” tha ajo.

Deri më tani asnjë arrestim nuk është bërë për vrasjen e shqiptarit edhe pse policia thotë se po heton në pista të ndryshme.

Share This Article