Sot ka vdekur specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku.
Sipas njoftimit nga Oda e Mjekëve të Kosovës Çitaku diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968.
“Pas diplomimit punësohet si mjek i përgjithshëm në spitalin dhe shtëpinë e shëndetit në Prishtinë. Pastaj vazhdoi specializimin në Shkup, në vitin 1975 mori titullin specialist i oftalmologisë. Pasi kreu specializimin është kthyer në shtëpi të shëndetit ku ka punuar deri në vitin 2006 kur dhe është pensionuar”, thuhet në njoftim. “Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”.