“Vdisni ose dorëzohuni”, ministri izraelit i Mbrojtjes me paralajmërim të fortë Hamasit: Nuk ka asnjë opsion të tretë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka bërë një paralajmërim të fortë për grupin militant që ka vrarë mbi 1,400 izraelitë që nga sulmi i tij i befasishëm 10 ditë më parë.

“Vdisni ose dorëzohuni! Nuk ka asnjë opsion të tretë,” tha ai gjatë një vizite në një bazë të forcave ajrore jugore izraelite.

Kujtojmë se më parë ai është zotuar se Izraeli do të “përmbyste” Hamasin dhe “të zhdukte” aftësitë e tij ushtarake.

Paralajmërimi vjen pasi bombardimet izraelite vazhdojnë në Gaza, ku një komandant i lartë i armatosur i Hamasit mbeti i vrarë.

Ayman Nofal ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Ushtarak dhe komandant i Brigadës Qendrore në Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit.

Share This Article