Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, edhe zyrtarisht i është bashkuar Fenerbahçes nga Çaykur Rizespor.

Gjiganti turk Fenerbahçe njoftoi të dielën në mesditë se zyrtarisht e ka blerë kosovarin nga Rizespori.

Muriqi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin verdhekaltër, pasi Fenerbahçe arriti marrëveshje me Rizesporin fillimisht dhe pastaj edhe me vetë lojtarin.

Muriqi edhe zyrtarisht është lojtar i Fenerbahçes në Superligën e Turqisë. Ai do të fitojë 2.2 milionë euro në sezon te klubi i ri.

6 milionë euro, kaq ka përfituar Rizespori me shitjen e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në Fenerbahçe, i cili tashmë edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me gjigantin turk, raportojnë medait turke


Share This Article