Vedat Muriqi i shënon Realit të Madridit në minutën e 91-të, Mallorca thyen 2-1 ‘Galaktikët’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SPANJË – Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi i dha fitoren 2-1 Mallorcas kundër Real Madridit në La Liga.

Skuadra madrilene kishte nevojë jetike për tri pikët për të ngushtuar diferencën me kryesuesit e  Barcelonës, të cilët përballen sot me Atletico Madridin në një sfidë të vështirë. Megjithatë, planet e Realit u tronditën që në pjesën e parë, kur Manu Morlanes kaloi në avantazh vendasit e Mallorcas.

Në pjesën e dytë, ekipi madrilen reagoi dhe arriti të rikthejë baraspeshën në minutat e fundit me golin e Eder Militaos. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Muriqi.

Në minutën e 91-të, sulmuesi shqiptar finalizoi me qetësi një kundërsulm të shpejtë, duke vulosur fitoren e madhe për Mallorcën. Ky sukses jo vetëm që forcon shpresat e skuadrës për mbijetesë, por njëkohësisht frenon ndjeshëm Real Madridin në garën për titull.

Në fund Muriqi nuk i mbajti lotët, teksa i ka shënuar 4 gola Realit gjatë gjithë karrierës në Spanjë. Ai ka gjetur golin e 19-të këtë sezon në La Liga, ndërsa më shumë se ai ka vetëm Mbappe (24 gola).

Share This Article