Vedat Muriqin e duan në Angli, interesohet Hull City

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vedat Muriqi nuk po arrin të lërë shenjë te Lazio. Klubi italian shpenzoi 20 milionë euro për shërbimet e tij në shtatorin e vitit të kaluar, por sulmuesi nga Prizreni ka shënuar vetëm një gol në Serie A me skuadrën bardhekaltër.

27-vjeçari dëshiron të rikthehet në Turqi, aty ku shkëlqeu me Fenerbahce dhe Rizespor. Emri i tij lidhet prej kohësh për një rikthim në Stamboll, por Muriqi mund të përfundojë në Angli.

Gazetari turk, Ekrem Konur shkruan se lojtari i Kosovës kërkohet nga Hull City, skuadër që garon në Championship, divizioni i dytë i futbollit anglez.

“Tigrat” po hasin vështirësi në kampionat, për momentin renditen në vend të 19-të, me vetëm katër pikë më shumë se zona e ftohtë.

Drejtuesit e Hull City e cilësojnë Muriqin si përforcimin perfekt për rikthimin e skuadrës te rezultatet pozitive dhe i kanë bërë një ofertë tunduese nga ana ekonomike. 

Share This Article