Veliaj i jep çelësin e Tiranës presidentit të Akademisë Papnore të Vatikanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” Shkëlqesisë së Tij, Vincenzo Paglia, President i Akademisë Papnore të Vatikanit.

Ceremionia u mbajt në nder të kontributit të që Paglia ka dhënë për Tiranën në vitet e vështira pas rënies së sistemit komunist.

“Edhe sot mbas 30 vitesh kontribut, si themelues i Sant’Egidio-s, ai është i pranishëm këtu, po merret me kurën paliative duke ndihmuar të gjithë ata qytetarë në nevojë, që në qytetin e Tiranës trajtohen nga komuniteti në ditët më të vështira të sëmundjes apo të rehabilitimit të tyre. 

Por, edhe në vitet e errëta të 1997 dhe 1998, kur si përfaqësuesi i Sant’Egidio-s, synonte të bashkonte forcat tona politike për të kuptuar që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë”, tha Veliaj.

Shkëlqesia e Tij  Vincenzo Paglia shprehu konsideratat për Tiranën si një qytet që është rritur me maturi.

“Unë e kam njohur Tiranën në vitin 1991, një qytet me shumë probleme, por me shumë shpresa. Por pas pothuajse 30 vitesh, është një qytet që është rritur, që ka kaluar në këtë shekull të ri me maturi dhe me një mençuri të madhe, dhe dua të them që sot Tirana është një qytet që mund ta shohë Italinë si një “motër”, të përballet me sfidat e Mesdheut e të Evropës së madhe”, tha Erion Veliaj.

Shkëlqesia e Tij tha se kur vëllezërit dhe motrat gjenden së bashku e ardhmja e sigurt është më e mirë.

Share This Article