Connect with us

Albania

Veliaj i tradhëtuar/ Çfarë tregon Facebook-u i Lalit?

Published

on

Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi ta lërë në burg Erion Veliajt duhet sikur ia kanë hedhur çelësat në det. Ndryshe nga ç’priste në katër ditët e sulmit final që u zbardhën përmes përgjimeve të SPAK, ai nuk ia doli dot të lirohej nga burgu as në shkallë të dytë.

Mediat e Ramës që shkruanin përditë pro tij dhe kundër prokurorëve, nuk veprojnë më me dendurinë e mëparshme për të prodhuar lajme të komanduara nga qelitë e Durrësit. Edi Rama, në një provë force, i zhduku njerëzit e tij nga drejtimi i bashkisë për të instaluar aty besnikët e vet duke e marrë përfundimisht në duar kontrollin e institucionit. Ish deputetët pro Lali në parlamentin e shkuar duket se nuk kanë më gjasa të jenë fitues në listën e PS-së në Tiranë. Dhe e fundit, në një dalje publike, as ish miku i tij më i afërt dhe bashkëthemeluesi i Mjaft, Arbër Mazniku nuk guxoi të thotë asnjë fjalë kundër asaj që Veliaj e ka konsideruar si një burgosje të padrejtë nga SPAK.

Me një fjalë, për ish kryebashkiakun e kudogjendur të Tiranës duket sikur ditët e lavdisë kanë përfunduar. E vetmja armë që ka për të mbajtur me pahir atë që ka mbetur nga fama e tij e dikurshme është faqja e vet e Facebook, e cila menaxhohet nga i vëllai, Arbëri dhe nga disa besnikë të fundit që i kanë ngelur në bashki. Përmes saj lexohet dëshpërimi për të tashmen dhe mundimi për të mbajtur gjallë “të shkuarën e ndritur”.

Lapsi.al ka shqyrtuar, një për një, postimet e bëra gjatë dyzet ditëve të fundit që kur u mor vendimi se do të mbetej në burg. Menjëherë pas marrjes së vendimit të gjykatës në faqen e tij është bërë një postim i shoqëruar me foto se si festohej dita e verës në Tiranë atëherë kur kryebashkiaku ishte i lirë. Pak ditë më pas ka ilustrime të këndeve të lojrave që janë ngritur në Tiranë gjatë dekadës së sundimit të Veliajt.

Advertisement

Kur kombëtarja e futbollit nisi eleminatoret për botërorin, me ndeshjen në Londër, aty u postuan pamje të festës së Veliajt me tifozët në sheshin Skënderbej për Evropianin. Më pas gjen postime, të gjitha të lidhura me foto dhe ngjarje të së shkuarës, që ilustrojnë ngritje çerdhesh e kopshesh, ristrukturim të gjimnazit Sami Frashëri, rivitalizim biblotekash lagjesh dhe për risinë e korsive të biçikletave.

Një aspekt tjetër është edhe përpjekja për tu shfaqur ende si kryebashkiak ndonëse në izolim. Kështu çdo ngjarje apo ditë përkujtimore, nga vdekja e Papa Françeskut, dita e bektashijve apo rizgjedhja e pasardhësit të Janullatosit është shfrytëzuar për të ripublikuar video dhe foto të vjetra të Veliajt me këta personalitete fetare.

Në fund të postimeve, si ato për mbjelljen e pemës së 1 miliontë, një manipulim nga i cili ish kryebashkiaku nuk heq dorë as aty ku ndodhet, gjenden togfjalësha për “punën e madhe që është bërë në Tiranë”, “ndryshimin e faqes së kryeqytetit”, “transformimin” e tij, “vizionit për të ardhmen”, “pasionin” dhe “punën e palodhur”.

Advertisement

Vetëm pasi ke skanuar këtë strategji komunikimi e kupton se i harruar në burg, Veliaj ka dy objektiva. Një të shfaqet ende si kryebashkiak në detyrë, tani kur është i ndërgjegjshëm se Rama e ka zhveshur nga çdo fuqi reale brenda institucionit që drejtoi për një dekadë. Dhe e dyta që pas njollës së madhe që ka marrë, me daljen e vilave të fshehura, përfituesve të tenderave të bashkisë të shndërruar në financues të shoqatave të së shoqes, pas mbi 800 mijë eurove të shpenzuar vetëm për bizhu, fustane dhe të brendshëme nga Ajola Xoxa, ai do të japë mesazhin se në Tiranë jo vetëm është vjedhur, por janë bërë edhe punë.

Në këtë kuptim faqja e Facebook të Veliajt duhet lexuar si tentativë e dikujt që, pasi e ka kuptuar se e kanë vrarë si politikan, po reket të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga nderi njerëzor./Lapsi.al

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital

Published

on

By

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending