ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 7 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 8 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 9 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 9 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Veliaj prezantoi çerdhen e Cafaljones si investim të bashkisë, zbardhet biseda Zoto-Mërtiri

albnews by albnews
11 November, 2023
in Shqiperia
0
Veliaj prezantoi çerdhen e Cafaljones si investim të bashkisë, zbardhet biseda Zoto-Mërtiri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme të tjera fakte që lidhin kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha publikoi faktet se ndërtimi i një çerdhe në zonën e Kombinatit në kryeqytet është financuar me lekët e kompanisë së inceneratorëve, por kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka prezantuar si investim të bashkisë.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Sipas Berishës, lekët me të cilat do financohej ajo çerdhe nga bashkia, Veliaj i ka futur në xhep të tij. Lideri demokrat publikoi dhe foton ku Veliaj në prezantimin e çerdhes shfaqet në krah të administratorit të kompanisë “Integrated Energy BV SPV” të inceneratorëve, Xhusepse Cafaljone.

Ndërkohë, Berisha publikoi dhe një bisedë në Whats App mes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, ku i pari i çon lajmin e Top Channel, ku Veliaj e prezanton çerdhen si investim të tij, teksa ata të dy shprehen të habitur. Sipas Berishës, SPAK-u i ka faktet për kryebashkiakun Erion Veliaj, por nuk guxon të veprojë.

Deklarata e Berishës:

Korrupsioni, mashtrimi dhe vjedhja e Erion Veliajt ka kufi vetëm qiellin. Sot kam këtu një dokument ku Bashkia e Tiranës njofton se kjo është çerdhja më e re që po ndërtohet nga Bashkia e Tiranës. Si ishte dhe si do ta transformojë Lal Vjedhësin. Këtu kemi inaugurimin e çerdhes. Personi është Cafaljone. Aty në krah të Lal Vjedhësit është famëzi Cafaljone i djegësave, i cili ka financuar me paratë e djegësit, çerdhen e Erion Veliaj dhe Erion Veliaj e paraqet si investim të Bashkisë së Tiranës.

Çka nënkupton se sa ka kushtuar ajo çerdhe, Veliaj i ka futur në xhepin e vet. Sepse përndryshe duhej të thoshte se kjo është dhuratë e zotit Cafaljone.
Me datën 8 korrik 2019, Top Channel njofton- se ia çon ai lajmin, se po ndërtohet në Kombinat si investim i Bashkisë së Tiranës, kjo çerdhja.
Pas këtij lajmi, në Whatsapp-in e mafiozëve, Mirel Mërtiri, i identifikuar si Mërtiri3, dërgon linkun e lajmit dhe shkruan: Po kjo ç’ishte?
Përgjigjen e jep Klodian Zoto, i identifikuar si Zoto4.

Mërtiri -I ke thënë gjë ti atij?
Zoto -Jo, asnjëherë.
Mërtiri -Prandaj më bëri çudi.
Zoto -Nuk e di, mbase ka folur me Lalin.

Me datën 28 shtator 2019, në faqen zyrtare të Instagramit të Bashkisë së Tiranës, publikohet një foto ku Erion Veliaj shfaqet në përurimin e kopshtit bashkë me administratorin e djegësave, Cafaljone. Ndërkohë bashkia e merr në dorëzim këtë çerdhe me datën 23 dhjetor 2020. Pra, del qartë se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri flasin për dy individë. E vërteta është për shkrimtarin me dorë, Ben Blushi. Ben Blushi ka dy anë, mos harroni kurrë se unë e njoh që javën e parë. Me njërën dorë shkruan, me tjetrën vjedh. E ka këtë sëmundje, të lindur. Ben Blushi dhe Erion Veliaj. Dhe unë kur u kisha thënë se sherri me Arben Ahmetaj lindi sepse Arben Ahmetaj i thotë Erionit, ta marrim Blushin për marrëdhënie publike, të na mbulojë me PR. Blushi u fut në valle dhe punën e parë, përzuri Ahmetajn. Po këto janë punët e tyre.

Duke faktuar se çdo gjë kontrollohet nga Veliaj si sipërmarrës, sepse Veliaj djegësin e ka sipërmarrjen e tij. Mirëpo këto dokumente dhe disa dokumente plotësuese, i ka SKAP-i i partisë. Por SKAP i partisë nuk guxon të lëvizë një qime në vjedhjen e shekullit. Përkundrazi ka bërë hetim, edhe aty fund e krye me dirixhim të Edi Ramës. Duke filluar nga djegësi i Elbasanit, ku Don Lala ishte siç u përdor ky Lefteri, por Don Lalën e shpëtoi Millonai, që kishte dosjen e tij.
Don Lala përfaqësohej nga dy persona në autoritetin kontraktues dhe ishte garant i të gjithë skemës korruptive në Elbasan. Por ai nuk dënohet, dënohen të tjerë.
Këtu ka edhe dokumenta të tjera, por kjo është vetëm një copëz për t’iu rikthyer edhe njëherë vjedhjes së shekullit, vjedhje që jo vetëm nuk u hetua siç duhet, por u kompostua në mënyrën më kriminale nga SKAP-i i partisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result