Veliaj: Rrugica ku u vra Klodian Rasha do të marrë emrin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka thënë sot se rrugica ku u vra 25-vjeçari Klodian Rasha do të mbajë emrin e tij.

Veliaj u shpreh se kjo ishte kërkesa e babait të Klodianit kur ai kishte shkuar për vizitë. Po ashtu, Veliaj foli dhe për protestën që po zhvillohet për vrasjen e 25 vjeçarit nga efektivi i policisë.

Ndërkohë, Veliaj nuk la pa sulmuar edhe opozitën, për të cilën tha se nuk e kanë hallin tek njerëzit, por tek zgjedhjet.

 “Isha për vizitë atye kanë kërkuar që ti vënë asaj rrugicës emrin e djalit të tyre. Do ta kalojmë javës tjetër në këshillit bashkia. I ati tha dua të kaloj këtu dhe të paktën kur të shikoj tabelën të më duket sikur e takoj përditë. Familja që ka hall thotë dua drejtësi për hallin tim, por mos e shkatërroni qytetin. Këta nuk kanë hallin e miletit, por të zgjedhjeve. Sa herë këta shkatërrojnë me keq humbasin”, u shpreh Veliaj.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/398748208035374
Share This Article