Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për nisjen e procedurave të shkarkimit të tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar indirekt përmes avokatëve të tij.
Mbrojtja e kryebashkiakut të gurbosur të Tiranës thekson se vendimi i qeverisë është i pezulluar dhe se Veliaj ka të drejtën të mbrohet përpara Gjykatës Kushtetuese.
Arsyet që pretendojnë se nuk e lejojnë shkarkimin e Veliajt, mbrojtja e tij i ka parashtruar në emisionin “Top Story” në Top Channel. Avokatët kanë argumentuar se Erion Veliaj nuk mund të shkarkohet për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë kundër tij dhe për sa kohë nuk është arrestuar në flagrancë, duke kryer një krim në detyrë.
Veliaj, thonë avokatët, ka të drejtën të ankohet në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për shkarkim dhe derisa të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese, vendimi i qeverisë është i pezulluar.
Avokatët kërkojnë që Këshilli Bashkia të ftojë kryetarit të mbrohet para tij.
Pas urdhrit të Ramës për nisjen e procedurave të shkarkimit, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak janë mbledhur për të përgatitur kërkesën, duke u bazuar te mungesa 3-mujore e kryebashkiakut në detyrë. Vendimi për shqyrtimin e kërkesës është caktuar të mbahet më 23 shtator. Ndërkohë, nuk është diskutuar ende thirrja e Veliajt për të folur para Këshillit përpara votimit.