Veliaj si “nusja e re”, nis pastrimet dhe lyerjet për Samitin e BE-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 6 dhjetor në Tiranë vijnë ministra dhe përfaqësues të lartë të BE-së në kudër të Samitit të BE-Ballkani Perëndimor.

Ndërkohë, 4 ditë para këtij Samiti duket se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është kujtuar për të rregulluar zonën përreth Pallatit të Kongreseve.

Kështu, ai ka nxjerrë punonjësit e bashkisë të cilët kanë filluar me rregullimin e pllakave, mbjelljen e luleve, pastrimin e shkallëve dhe lyerjen.

Ndonëse është në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, Pallati i Kongreseve ishte lënë në atë gjendje, por është dashur ardhja e liderave evropianë që të ndërhyhet.

Mesa duket, Veliaj si një mjeshtër që është i fokusuar shumë tek imazhi, po përpiqet që të krijojë një përshtypje të mirë tek evropianët.

Por, përpos rregullimeve të tilla për miqtë e Evropës, Veliajt duket se nuk i bëhet vonë shumë për qytetarët e Tiranës, të cilët i ka mbytur në beton, tendera pa garë, rrugë në mëshirë të fatit, ajër të ndotur, kosha të pa pastruar dhe mungesë furnizimi me ujë 24 orë.

Në këtë pikë nuk na ngelet të shpresojmë që liderat e BE-së të vijnë çdo ditë në çdo cep të Tiranës që Veliaj të “zbukurojë” edhe Tiranën që kryebashkiaku llërëpërveshur e ka harruar!

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Foto: LSA

Veliaj si “nuse” e re që do t’i bjerë në sy

Share This Article