Vëllai i Kate Middleton prek me postimin e tij: Kemi ngjitur shumë male së bashku, do ta kalojmë edhe këtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shumë personazhe të famshëm e jo vetëm, nxituan t’i uronin shërim të shpejtë Princeshës së Uellsit, Kate Middleton pasi ajo njoftoi se vuan nga kanceri. Në mesin e atyre që e mbështetën ishte vëllai i saj James, i cili postoi në Instagram një shkrim tejet prekës krahas fotografisë së tyre.

Me kalimin e viteve, ne kemi ngjitur shumë male së bashku. Si familje, ne do ta ngjisim edhe këtë me ty së bashku”, ka shkruar James në postimin e tij me një foto fëmijërie të të dyve në një mal.

https://www.instagram.com/p/C41ArAWogQS/?utm_source=ig_web_copy_link

James Middleton është 36 vjeç dhe pak muaj më parë ka pritur fëmijën e parë me partneren e tij Alizee Thevenet. Pas javësh spekulimesh dhe teorish konspirative, Kate njoftoi në një video-mesazh emocional se ishte diagnostikuar me kancer menjëherë pasi kishte kryer një operacion abdominal në janar.

Share This Article