ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë. 53 seconds ago
Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë 5 minutes ago
Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës 11 minutes ago
“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori 21 minutes ago
Mal i Zi – Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë! 23 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çela është vrarë nga Çopjat. U qëllua duke ngrënë

albnews by albnews
6 September, 2025
in Albania
0
Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çela është vrarë nga Çopjat. U qëllua duke ngrënë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale.

Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës.

RelatedPosts

Mal i Zi – Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë!

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane, arrestohet në Durrës Leonardo Preza

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

Fitim Dumani thotë për “MaShqip” me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të sjellin arrestime.

Ai shton gjithashtu se i penduari tjetër i drejtësisë, Erjon Alibeaj është një dëshmitar “kot”, pasi sipas tij, SPAK nuk ka pse ta përdorë, sepse ai vetëm ka dëgjuar dhe tregon me thashetheme ngjarjet.

Nga ana tjetër, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela. Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit.

Sipas Fitimit, Nuredini pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u tradhtua nga të gjithë shokët e tij dhe filloi të flasë, duke treguar pazaret, takimet dhe ngjarjet ku kishte marrë pjesë si autor apo bashkëpunëtor.

Ai ka folur edhe për tritolin në derën e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ku humbi jetën i riu Enea Thomaraj. Fitim Dumani thotë se tritoli është vënë nga Suel Çela për të dëmtuar Nuredinin, dhe për t’i hequr atij statusin e të penduarit të dreëjtësisë.

Ai është shprehur i sigurt gjatë fjalës së tij se i shumërkërkuari Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në restorantin e tyre në Elbasan. Fitim Dumani thotë se Çopjat e vranë Çelën që ai mos të tregonte gjërat që dinte për ta.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Vezaj: Vetëm vëllai jot ka 13 vrasje të zbardhura.

Dumani: Nuk ke dëgju gjë akoma, prit se do shohësh edhe më. Në sa vrasje ka marrë pjesë ai…, ka një grumbull me dosje, se kur do zbardhen. Ushtar është ai që kërkon vrasjet, jo ai që i bën. Ne nuk kemi qenë kurrë ushtar i askujt.

Vezaj: Kur është hera e fundit që ke fol me vëllain?

Dumani: Para një jave, u takuam. Vëllai im i ka gjitha me fakte. Vëllai im nuk ka qenë ushtar i askujt. Talo Çela ishte shoku i ngushtë i vëllezërve të mi. E bënë atë që është, njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Vëllai im nuk ka asnjë gënjeshtër. Kur ka tregu për vëllain e vet, nuk ka si gënjen për tjerët. SPAK nuk po bën drejtësi. Pse Erjon Alibej duhet të merrte statusin e drejtësisë. Erjoni nuk po bashkëpunon. Është dëshmitar kot.

Kush e vrau çunin e huaj në shtëpinë e vet? Pse se nxjerr SPAK. Vëllai im tani nuk hedh një tullë, jo më të vendosë tritol. Ajo vajzë nuk e ka taku vëllain tim asnjëherë. Nuk ka pasur lidhje me të. Tritoli te motrat Nikolli u vendos për të akuzuar vëllain tim. Xhovana Nikolli ka tentu të hyjë te 313 me taku vëllain tim me pasaportë të vjedhme. Gjithë këtë e ka bërë grupi i Suel Çelës, për ti hequr statusin dhe ta bëjnë të mosbesueshëm. Se po i hoqën statusin ai nuk kapet më. Suel Çela e ka spiunuar Dumanin. Vëllai im u tradhtu nga grupi i vet. 5 makina e vëzhgonin. Vëllait tim i dha telefon me çip brenda. Si e gjeti policia ku ishte vëllai im. Sueli ka dhënë 500 mijë euro me vra vëllain tim.

Me shpëtu veten, Suel Çela njoftoi policinë për të arrestuar vëllain tim. Ndryshe si e gjetën. Vëllai im shkoi në Elbasan për të taku Suel Çelën, i dhuroi një armë dhe ai id ha një telefon. Vëllai im u bë bashkëpunëtor i drejtësisë se e tradhtoi i gjithë grupi i vet.

Vezaj: Pse u prish Talo Çela me Nuredin Dumanin?

Dumani: Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët.  

Në episodin e radhës, MaShqip do të sjellë serinë e dytë, ku Fitim Dumani flet për politikanët e përfshirë në ngjarje kriminale, kush zyrtar i lartë i Partisë Socialiste mbron Suel Çelën dhe kush nga të fortët i ka ofruar para Nuredin Dumanit për të heshtur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë.

Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë.

6 September, 2025
Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë

Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë

6 September, 2025
Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës

Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës

6 September, 2025
“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori

“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result