Vëllezërit Budina, të infektuar me Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Regjisori dhe producenti Robert Budina dhe i vëllai, aktori dhe regjisori Edmond Budina janë infektuar me covid.

Po të njëjtat burime thonë se nuk dihet ku janë infektuar vëllezërit, por kujtojmë se kanë qenë pjesë e protestave në kryeqytet pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Po kështu ata kanë ndërmarrë edhe një tur nëpër rrethe për firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Në Twitter, kryeministri Rama shkruan: “Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”Infektohen me Covid-19 vëllezërit Robert dhe Edmond Budina

Share This Article