Vëllezërit e Klodian Rashës: Nuk ishte vrasje aksidentale, pensionin do e japim për bamirësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e sotëm, për herë të tretë, familjen Rasha në kryeqytet.

Bëjm me dije se pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi që të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës.

Ndërkohë, nga ana tjetër, vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha nuk pranuan të flisnin për kamerat.

Megjithatë, gazetarja Glidona Daci raporton se ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për pension.

Ato janë shprehur që ato para që do të marrin do t’i japin për bamirësi.

Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë se “për dy ditë do ta marrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje.” 

Share This Article