Vendet e BE-së bien dakord, pritet ashpërsimi i rregullave për azil

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë pajtuar që t’i ashpërsojnë procedurat e azilit, në kuadër të reformës evropiane për sistemin e azilit.

Qëllimi i marrëveshjes është që të zvogëlohet shkalla e migrimit në BE.

Kemi bërë rrugë të gjatë për të arritur këtu. Por, ja kemi dalë. Evropa është më në fund e përkushtuar ndaj migrimit”, ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në një postim në X – platformë e njohur deri më tani si Twitter.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se kjo ditë e mërkurë “do të hyjë në histori”.

Reforma është diskutuar qysh prej vitit 2015, kur një numër rekord migrantësh kanë arritur në BE.

Ndonëse shtetet me qeveri të krahut të djathtë, sikurse Hungaria, kanë qenë në të mirë të ashpërsimit të rregullave aktuale, organizatat për ndihmë dhe partitë politike të së majtës në Evropë, kanë shprehur shqetësim për degradim të të drejtave të njeriut.

Share This Article